“Aksioni i policisë në Zveçan”, Kurti: Një tjetër fitore në sundimin e ligjit

"Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë", kadeklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas aksionit të policisë në një shtëpi në Zveçan ku u është zbuluar sasi e madhe e armatimit përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë, aksionin e policisë të martën në Zveçan, ku u konfiskua një sasi e madhe armatimi.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se ky aksion u krye në prani të KFOR-it, armë këto të cilat, sipas tij, do të përdoreshin nga bandat kriminale në veri.

“Një tjetër fitore në sundimin e ligjit dhe sigurinë në Kosovë. Sot policia e Kosovës në prani të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan, të përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme në veri. U konfiskuan armë të shkallës ushtarake si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë”, ka shkruar Kurti.

 

Ndryshe, sasi e madhe e armatimit është zbuluar të martën në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë.

Nga ky aksion i policisë nuk ka të arrestuar deri më tash, është bërë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës.

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka deklaruar se hetime tashmë janë duke u zhvilluar lidhur me arsenalin e armëve të gjetura në Zveçan.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Elshani ka dhënë detaje rreth operacionit në Zveçan.

Ai thekson se në interes mbetet viti i prodhimit i disa prej mjeteve të gjetura.

“Informacionin e kemi pranuar nga Agjencia e Kosovës për Intelegjencë, e cila e ka dërguar informacionin te Policia e Kosovës dhe Policia mandej ka marrë masa në pajtueshmëri me ligjin që do të thotë kemi vepruar sot, kemi bërë bastisje te një objekt, përcjell i një shtëpie, në një lagje në qytetin e Zveçanit ku kemi hasur në armatimin që keni parë. Kemi gjetur katër armë automatike AK47, municon i ndryshëm, garanata të dorës të prodhura në vitin 2021,. Mjete eksplozive, uniforma të ndryshme. Për shkak të vitit të prodhimit, këto janë në interes për ne. Ne do të zhvillojmë një hetim që është duke u zhvilluar tashmë nga Hetimet e Krimeve të rënda në Prishtinë…dhe do shohim ku na dërgojnë hetimet. Nuk kemi të arrestuar, por kemi një të dyshimtë. Me siguri që më vonë do të merremi me të.”, ka theksuar Elshani.

Ai ka theksuar se përgatitjet për operacionin policor ishin të mjaftueshme e po njësoj ishte numri i zyrtarëve policorë. Ndërkaq, Elshani theksoi se në rast nevoje, në gatishmëri intervenimi ishin edhe njësitet e tjera policore.

Për këtë aksion gjatë ditë ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika