Aksioni i PSD-së te ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka kritikuar veprimet e Qeverisë Kurti gjatë një aksioni simbolik pranë urës së Ibrit, duke theksuar se këto veprime çojnë në izolim dhe janë më shumë për shfaqje sesa për zgjidhje reale

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, gjatë një aksioni simbol të mbajtur nga ky subjekt pran urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme të Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurtit.

Në këtë aksion, anëtarët e PSD-së e kanë prezantuar një pankartë, të cilën e kanë titulluar “Rrugëtimi i Kurtit” e që në të shkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçse fotografi për vota.

Molliqaj ka thënë po ashtu se ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it, transmeton KP.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika