Aksioni kundër kanabisit, vlerësohet shqetësues kultivimi masiv në Kosovë

Detaje të reja ka dhënë Policia e Kosovës për rastin e djeshëm ku u sekuestruan mbi një ton kanabis të mbjellur në tri parcela. Në ndërkohë, njohës të rrethanave të sigurisë në vend po thonë se nevojitet një strategji e mirëfilltë për tu përballur me këtë dukuri, e cila për nga përmasat po vlerësohet jo pak shqetësuese

Mbi një ton është sasia e drogës që një ditë më parë u konfiskua në një fshat të Klinës, por të premten kur u realizua operacioni, nuk u dhanë shumë detaje.

Në vendin e ngjarjes, Prokuroria e Pejës dhe Policia treguan që një pjesë e substancës ishte e gatshme për të dalë në tregun ndërkombëtar.

E, disa prej hollësive u bënë ditura të shtunën nga Policia përmes raportit të saj 24 orësh.

Aty u tregua se 2850 bimë të mbjellura kanabis janë shkatërruar, ndërsa janë sekuestruar 133.95 kilogramë marihuanë dhe një sasi e madhe e drogës së përpunuar dhe të pa përpunuar.

Janë konfiskuar po ashtu edhe 2530 euro para të gatshme, si dhe gjashtë telefona mobilë.

E në ndërkohë, njohës të rrethanave të sigurisë po thonë se pavarësisht suksesit të madh të Prokurorisë dhe Policisë, duhet të ketë strategji operacionale për të luftuar këtë dukuri.

“Është shqetësuese që ka filluar një aktivitet i përmasave të tilla të prodhimit të substancave narkotike në Republikën e Kosovës dhe nga analizat retrospektive ne duhet ta krijojmë një strategji të mirëfilltë operacionale në periudhën e afërt kohore për të parandaluar situata të tilla”, ka thënë Drizan Shala – Njohës i sigurisë.

Avni Islami beson se mbjellja e shpeshtë e kanabisit në vend është edhe për shkak të klimës së përshtatshme që ka Kosova.

“Fenomeni i mbjelljes se drogave, kanabisit në Kosovë ka filluar qysh më herët por duket se klima e cila ekziston në Kosovë dhe kjo tregon që asnjë vend nuk është i pa prekur që mos ketë tentative për mbjelljen e parcelave me kanabis, por në shumicën e rasteve këto janë asgjësuar dhe ky është një sukses i Policisë së Kosovës”, ka thënë Avni Islami – Njohës i çështjeve të sigurisë.

Policia e Kosovës gjatë aksionit të djeshëm arriti të arrestoj një person, shtetas i Shqipërisë, derisa mbi 6 të dyshuar janë në kërkim.

Shija e redaktorit

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Të fundit nga rubrika