Në Shtërpcë, policia konfiskon dosjet e strukturave paralele

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Maloku, ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni në Shtërpcë, ku deri më tani janë sekuestruar dosjet e strukturave paralele të Serbisë. Ai ka bërë të ditur, gjithashtu, se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar

Aksioni i Policisë në Shtërpcë, Policia largon dokumente të strukturave ilegale serbe

Të gjitha dosjet e strukturave paralele të Serbisë janë sekuestruar gjatë aksionit të së enjtes në Shtërpcë.

Kështu ka bërë të ditur për portalin Dukagjini, prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

“Jemi duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale. Janë sekuestruar të gjitha dosjet”, deklaroi Maloku.

Maloku ka thënë se për momentin nuk ka të arrestuar, por që pritet të merret në pyetje drejtori i shkollës ku janë vendosur kamerat nga strukturat ilegale.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Policia e Kosovës të enjten e shtatë korrikut ka zhvilluar një aksion për bastisjen e disa lokacioneve në komunën e Shtërpcës.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Ai ka theksuar se ky aksion ndërlidhet me disa të arrestuar në rastin “Brezovica”.

“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish-kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale, e që këto struktura kanë menaxhuar  me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, ka thënë Maloku.

Sipas tij, janë katër lokacione të bastisura, ku po largohen edhe kamerat e sigurisë.

“Janë duke u bastisur 4 lokacione dhe janë duke u hequr kamerat e sigurisë. Këto struktura ilegale janë kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës dhe konsumojnë elemente të veprës penale “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese të ndërlidhura për veprën e spiunazhit”, shtoi ai.

Policia zhvillon aksion për bastisjen e disa lokacioneve në Shtërpcë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika