Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot i janë bashkuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri ku u mbyllën pesë komuna paralele.
Sipas ambasadorit gjerman, kjo situatë duhet të ndryshojë dhe nuk duhet të ketë kriza siç thotë ai të panevojshme.
“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet reagimit të Ambasadës Amerikane në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit mbi veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Duam të heqim masat dhe të lëvizim përpara në integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës. Jo më gjendje krize të panevojshme”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.
Notification isn't consultation.
🇩🇪 joins @USEmbPristina in expressing concerns and disappointment over uncoordinated actions.
This must change.
We want to lift measures and move on regarding 🇽🇰's regional and European integration.
No more unnecessary crisis mode. https://t.co/jnjjZMzWFw— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 30, 2024
Po ashtu edhe ambasadori franceze, Olivier Guerot ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komuniteti serb, nuk janë të mirëpritura”.
Ai thotë se “veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme”.
Actions that have a detrimental and indiscriminate impact on members of a community, in this case members of the Serb community, are not welcome. Unilateralism doesn’t bring lasting solutions https://t.co/pXDG5MZ3vO
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) August 30, 2024
Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se është e “shqetësuar dhe zhgënjyer” me “veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës të cilat pasqyrojnë rritjen e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve” pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit të premten.
ShBA-ja për aksionin në veri: Vazhdimësi e veprimeve të pakoordinuara