Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona gjatë një operacioni të gjerë kundër veprimtarive kriminale, përfshirë kontrabandën me armë dhe municion, i cili u zhvillua të mërkurën në jug dhe veri të Mitrovicës.
Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, 21 lokacione janë bastisur deri më tani, ndërsa 13 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.