Aksioni “Subvencioni 2021”, arrestohen 11 persona

Të mërkurën e 29 qershorit nga një aksion i policisë së Kosovës janë arrestuar 11 persona, për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë. Tre prej tyre janë persona zyrtarë, ndërsa tetë të tjerët janë përfitues subvencionesh. Ky aksion është realizuar në gjashtë komuna

Ilustrim

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë kanë arrestuar 11 persona.

Në njoftimin e policisë thuhet se, të arrestuarit janë ndaluar për shkak se dyshohen se janë përfshirë në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”, “marrja e ryshfetit”, “dhënia e ryshfetit”, “mashtrimi me subvencione”, “falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë të tjerë janë përfitues subvencionesh, të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ky operacion ka përfshirë 6 komuna të Kosovës: Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj.

Me aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika