Aksionin e PSD-së ndaj ministrit Murati, policia e cilëson si “prishje të rendit”

Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ministri Murati ka thënë se nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ndërkaq, prokurori i çështjes ka sugjeruar që të merren shënime zyrtare, të cilat do t'i hapnin dyert e procedurave të mëtejshme gjyqësore

Ministri i Financave, Hekuran Murati goditet me miell nga PSD-ja

Hedhja e miellit ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, është cilësuar si “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas kontaktimit me ministrin Murati, ai ka thënë se nuk ka pësuar asnjë lëndim.

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhur incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, bëhet e ditur se është njoftuar edhe prokurori, i cili ka sugjeruar që të merren shënime zyrtare ashtu që rasti të kalojë në procedura të mëtejshme gjyqësore.

Të shtunën, Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka postuar një video përgjatë së cilës shihen dy persona, përkatësisht aktivistët e kësaj partie, Nol Nushi dhe Zgjim Hyseni, duke hedhur miell drejt Ministrit Murati e njëherësh, Hyseni dëgjohet duke thënë “Kjo është për punëtorët”.

“Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në postimin në rrjetin social Facebook, ku edhe ia ka bashkëngjitur videon e aksionit.

Përgjatë të shtunës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në të cilën kanë prezantuar pakon për përballjen e rritjes së inflacionit.

Përpos kësaj, tema e grevistëve nuk u lë anash.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar zyrtarët financiarë të komunave nëpër Kosovë, pasi ata nuk i kanë dorëzuar listat e punëtorëve grevistë, dhe rrjedhimisht të gjithë punëtorëve qoftë edhe atyre që nuk janë në grevë nuk u kanë dalë pagat për muajin gusht.

Tash e një javë, punëtorët e sektorit publik janë në grevë. Ata kanë kërkuar nga 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Aksion simbolik i PSD-së ndaj Ministrit Murati për “luftën” e tij ndaj punëtorëve (VIDEO)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika