Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka dënuar ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në “Facebook” thuhet se aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.
“Aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.