Akt rrugaçërie nga përfaqësuesit serbë, tentuan t’i heshtin deputetët kosovarë në një takim në BeH 

Në një takim në Bosnjë dhe Hercegovinë, përfaqësuesit serbë tentuan të ndalojnë fjalimet e deputetëve kosovarë Arber Rexhaj dhe Erxhan Galushi.

Në një takim të mbajtur në Bosnjë dhe Hercegovinë, që përfshinte përfaqësuesit e Mbrojtjes dhe Parlamentet e Evropës Juglindore, ndodhi një përplasje kur përfaqësuesit serbë tentuan të ndalojnë dhe të heshtin deputetët kosovarë, Arber Rexhaj dhe Erxhan Galushi.

Arber Rexhaj, një nga deputetët kosovarë, e përshkroi ngjarjen në rrjetet sociale, duke i cilësuar veprimet e përfaqësuesve serbë si agresive dhe rrugaçërie.

Sipas Rexhajt, serbët tentuan t’ua ndalonin fjalimet e tyre, duke goditur tavolinat dhe duke mbyllur mikrofonat, duke treguar një sjellje që ai e krahasoi me “rrugaçë të vërtetë”.

Megjithatë, Rexhaj theksoi me krenari se përpjekjet e tyre ishin të pafrytshme.

“Sot, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, po marrim pjesë në këtë forum, ku pjesëmarrës janë shtetet e Evropës Juglindore. Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaçë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona.

Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Rexhaj shfrytëzoi rastin për t’iu drejtuar përfaqësuesve serbë drejtpërdrejt, duke ua plasur të vërtetat në fytyrë.

“Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po ashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit”, ka treguar Rexhaj.

Gjithashtu, Rexhaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj deputetëve të Shqipërisë e Kroacisë për mbështetjen e tyre dhe për qëndrimin kundër veprimeve penguese të përfaqësuesve serbë.

“I falënderoj deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët u përballën me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”, ka shtuar Rexhaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika