Aktakuza e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua dhe u keqpërdor seksualisht

Televizioni Dukagjini ka siguruar aktakuzën tronditëse të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në të cilën tregohen detaje të asaj që kishte përjetuar një 11-vjeçare në Prishtinë, e cila është një prej rasteve më të rënda të keqpërdorimit seksual të fëmijëve në Kosovë. Përveç marrëdhënieve seksuale me të miturën, disa persona akuzohen edhe për dhunimin e saj

Një 11-vjeçare në Prishtinë është bërë viktimë e një prej rasteve më të rënda të keqpërdorimit seksual të fëmijëve në Kosovë.

Ky rast tronditi opinionin publik ndërsa me të më pas është marrë Prokuroria e Shtetit.

Si rezultat i hetimeve të bëra janë ngritur dy aktakuza në dy raste të ndara, ku janë përfshirë gjithsej 13 persona.

Detaje tronditëse janë përfshirë në aktakuzën e datës 21 dhjetor të viti 2022, ku janë të akuzuar 8 persona që të gjithë të moshës madhore.

Në këtë akt akuzues përfshihen veprimet që prokuroria pretendon se i kanë bërë këta 8 persona me datën 21 qershor të po atij viti, ku shtatë prej të akuzuarve dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale për një ditë të vetme me viktimën.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër prej të akuzuarve u vë në barrë veprën penale të “Dhunimit” dhe “Trafikimit me njerëz”, tre të tjerë për veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” dhe një tjetër për “Bashkëpunim në kryerjen e veprës penale Ndihmë”.

Në aktakuzën e Prokurorisë theksohet se është nxjerrë një raport nga telefoni i 11-vjeçares, ku janë zbuluar të gjitha komunikimet e saj me të pandehurit.

E mitura në deklaratën e dhënë në Prokurori, ka treguar se një person me nofkën “Lumi”, në disa raste e ka keqtrajtuar atë.

“Pasi që kemi kryer marrëdhënie seksuale insistonte që me kry edhe marrëdhënie orale dhe kur nuk pranoja ai më shante dhe ka ndodh edhe nga një herë ma ka hi shuplakë në faqe kapak. I njëjti e ka ditë për moshën time të re dhe kur kam filluar herën e parë me dal me të unë i kam pas 10 vjet dhe ky ka qenë personi i parë që unë kam pas marrëdhënie seksuale me të, nuk më ka dhënë të holla asnjëherë, as ndonjë dhuratë tjetër përveç njëherë më ka blerë një çokolladë”, është deklaruar 11-vjeçarja.

Më pas, B.Rr e ka njoftuar atë me të pandehurin tjetër D.Rr, përmes së cilit më pas është shpërndarë edhe numri i të miturës, duke vazhduar kështu zhvillimi i një ngjarje tragjike.

“Shoku i D.Rr, F. më ka fotografuar deri sa unë kam qenë e zhveshur në dhomën e motelit dhe ato fotografi ua ka dërguar disa shokëve të tij. Pastaj e ka thirrë një shok të vetin dhe ai djali ka qenë i njëjti që unë pata dal në mëngjes me ta dhe prapë ka ardhur në motel. Pastaj, ai djali shkoi në shtëpi. Këtë herë nuk bëmë asgjë me të, ai shkoi në shtëpi, pastaj erdh D.Rr te moteli me më marrë me një shok të tij, hyipëm në veturë dhe shkuam te një pompë e gazit”, vijon deklarata e  saj.

E mitura në deklaratën e saj ka treguar edhe detaje të tjera të rënda para organeve të drejtësisë.

Disa prej të akuzuarve në Prokurori kanë thënë se nuk e njohin fare të miturën, kurse disa të tjerë, sikurse D.RR, kanë thënë se kanë besuar se ajo ishte e moshës së rritur.

“Kanë shkuar në hotelin Covana dhe thekson se nga konstrukti i saj trupor ka besuar se mund t’i ketë 18 vite. Në hotel kanë shkuar me veturën e tij Golf 2 dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me viktimën. Në këmbim të aktit seksual nuk i ka kërkuar para apo diçka tjetër, gjithashtu shton se as E.S i cili ia ka dhënë numrin e viktimës nuk i ka kërkuar para”, është deklaruar i akuzuari D.Rr.

Në këtë rast, sikurse edhe rastin tjetër ku janë të akuzuar pesë persona të tjerë, Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte hedhur poshtë shumicën e pikave të aktakuzës, vendim të cilin e ka rrëzuar më pas Gjykata e Apelit.

Gjykimi do të vazhdojë më 10 shkurt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika