Aktakuzë kundër gjashtë  personave për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me iniciale F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S, nën akuzat se shpërlarjes së parave dhe armëmbajtjes pa leje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me iniciale F.L., Sh.R., H.L., A.O., A.Q dhe L.S.

Ata akuzohen se kanë kryer veprat penale shpëlarja e parave si dhe posedim të armëve pa leje.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, të dyshuarit kanë poseduar shumën e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, kartëmonedha me ngjyrë, edhe pse e kanë ditur se të njëjtat janë përfituar përmes aktivitetit kriminal “të cilët i kishin siguruar ato me përdorimin e forcës apo mjeteve tjera të forta tek institucionet financiare brenda apo jashtë Kosovës”

“A.Q dhe L.S., me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar, shuma e të hollave prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të cilat ishin kartëmonedha me ngjyrë, është siguruar përmes aktivitetit kriminal, janë përpjekur që t’i këmbejnë ato me para origjinale në shumën prej 30 % të shumës së përgjithshme, t’i transferojnë ato tek personat e tretë me qëllimin që të njëjtat të pastrohen dhe të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme për të fshehur në këtë mënyrë natyrën dhe burimin e vërtetë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se njërit nga të pandehurit i është gjetur në shtëpinë e tijë armë gjuetie, dylbi e vendosur në armë, karikator, thikë dhe fishekë.

Kurse të pandehurit tjetër sipas prokurorisë i është gjetur një pistoletë që e kishte pa leje.

“Po ashtu, i pandehuri A.O., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një armë gjuetie “mosberg patriot” kalibri 30.06 Laser i armës, Dylbi e vendosur në armë, Karikator i zbrazet, thikë me futrollë me mbishkrim Byker, 20 fishek kalibri; ndërsa i pandehuri L.S., në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një pistoletë të tipit Zoraki M906T me katër copë fishek kalibër 7.65 mm, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me çështjen e falsifikimit të parave Portali D, kishte raportuar edhe më herët, ku kishte treguar për lehtësinë e tregtisë me to haptazi nëpërmjet rrjeteve sociale.  Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2021 janë iniciuar mbi 800 raste të klasifikuara si “falsifikim i parasë”, derisa tremujorin e parë të vitit 2022, ka pasur mbi 200 raste të tilla.

Tregti me para të falsifikuara në rrjete sociale, dominojnë bankënotat 100 euro dhe monedhat e 2 eurove

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika