Aktakuzë kundër prokurorit që hoqi dorë nga ndjekja për 130 kg marihuanë

Ish-prokurori i Prizrenit, Metush Biraj, pak para pensionimit kishte hequr dorë nga aktakuza në një rast të tentim-transporti të 130 kilogramëve marihuanë. Për ta bërë këtë veprim, Biraj dyshohet se mori 20 mijë euro ryshfet. Prandaj, të martën, atij i është ngritur aktakuzë për marrje ryshfeti

Ish-prokurori Metush Biraj

“Koleg i nderum arsyeja pse jam tërheq nga aktakuza është mungesë provash, kaq”

Këtë përgjigje e kishte dhënë ish-prokurori Metush Biraj, pak kohë pasi hoqi dorë nga aktakuza, në një rast të tentim-transportit të 130 kilogramëve marihuanë, pak ditë para se të dilte në pension.

Radio Televizioni Dukagjini kishte raportuar se si Biraj ishte tërhequr nga ky rast, përkundër që vet e kishte ngritur aktakuzën dhe rasti ishte në trajtim prej pesë vitesh.

Nëntë muaj pas, Prokuroria Themelore e Gjilanit i ka ngritur aktakuzë ish-prokurorit Biraj për këtë rast.

Për tërheqjen nga ky rast, në aktakuzë theksohet se Biraj pranoi të merrte ryshfet një shumë të konsiderueshme të parave nga të akuzuarit.

“Në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në aktakuzë.

Asokohe, për heqje dorë nga aktakuza, Biraj nuk e kishte informuar fare kryeprokurorin e Prizrenit, një praktikë që ndiqet në raste të tilla.

Si dëshmi në rastin nga i cili hoqi dorë, Biraj i kishte edhe këto pamje të kallxo.com, ku shihet se si ishte tentuar të fshihej marihuana.

Sipas aktakuzës, marihuana transportohej përmes dy auto-taksive private. Të akuzuarit kishin tentuar që këtë sasi ta dërgonin në Zvicër, duke përdorur një linjë të transportit të mallrave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika