Aktakuzë kundër tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Është ngritur aktakuzë ndaj tre infermiereve të Qendrës për të Moshuar "Orenda" në Pejë për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale "Sulm" në bashkëkryerje ndaj një të moshuare

Prokuroria Themelore në Pejë

Është ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, bën të ditur Prokuroria Themelore në Pejë.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se sipas aktakuzës, tri të pandehurat, në cilësinë e infermiereve, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, që të njëjtën ta vënë nën kontroll.

“Pejë, 4 maj 2023- Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të pandehur, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtat në bashkëkryerje, ndaj viktimës së ndjeshme (e moshuar)  kanë  kryer veprën penale ‘Sulmi’, nga neni 184, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzë, tri të pandehurat, në cilësinë e infermiereve, në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellen me videoincizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart. Tutje, thuhet se Prokurori i çështjes ka propozuar që tri të pandehurat të shpallen fajtore.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale, e cila u vihet në barrë. Gjithashtu në departamentin e krimeve të rënda në këtë Prokurori janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për procesin e strehimores për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

E moshuara që ishte sulmuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka edhe shenja të dhunës dhe përvëlimit. Kështu kishte treguar ekspertiza mjekoligjore që i është bërë viktimës.

“Po, unë e kam pranuar një raport të ekspertizës mjekoligjore, i cili tregon që ka pasur djegie në këmbë dhe shenja të tjera që përshkruhen detajisht në raport. Me këtë raport, vërtetohet që e mbrojtura ime nuk është trajtuar siç duhet në atë qendër” – tha Meshar Selimaj, avokati që mbron familjen e të moshuarës që u sulmua në Pejë.

Për rastin e të moshuarës u mbajtën edhe protesta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika