Aktakuzë ndaj dy personave – Njëri prej tyre mjek në QKUK, dyshohet se falsifikoi dokument zyrtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve, njëri prej tyre mjek në QKUK, për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe legalizimin e përmbajtjes së rreme

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur të hënën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në departamentin Special ndaj dy të dyshuarve, njëri prej tyre me profesion mjek.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se aktakuza e ngritur ndaj të pandehurit me inicialet B.A me profesion mjek në QKUK është për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe ndaj të pandehurit me inicialet B.D për shkak të veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

“Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’, e sanksionuar me nenin  427 paragrafi 1  të KPRK-së dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’, e sanksionuar me nenin  395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç bëhet e ditur tutje në njoftim hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika