Aktakuzë ndaj ish-pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të Sigurimit Shtetëror të Serbisë për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar të premten se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special kundër të pandehurit me inicialet S.F, për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri S.F., i cili ishte pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 1998, akuzohet se ai dhe dy zyrtarë të tjerë të këtij shërbimi kanë ndaluar një mjek dhe dy persona të tjerë në Prishtinë më datë 10.04.1998.

Pas ndalimit, ata janë dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë dhe i janë nënshtruar torturave dhe dhunës. Fati i viktimës H.Sh. mbetet i panjohur që nga ajo ditë.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri S.F. në cilësinë e personit zyrtar, si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku edhe me dy zyrtarë tjerë të këtij shërbimi, deri më tani të panjohur për organet e ndjekjes, me datë 10.04.1998, derisa viktima H.Sh, mjek me profesion, po udhëtonte me veturë private nga Gllogoci për në Prishtinë, së bashku edhe me dy persona tjerë, përkatësisht H.S dhe Sh.H, me të arritur në udhëkryqin e Sllatinës, afër aeroportit të Prishtinës, të njëjtit janë ndaluar nga pjesëtarë të uniformuar të Policisë serbe dhe Sigurimit Shtetëror të Serbisë”, ka thënë PSRK-ja në një njoftim për media.

“Në mesin e të cilëve ishte edhe i pandehuri S.F, në atë mënyrë që pasi ishin ndaluar, fillimisht ishin legjitimuar nga ana e policisë, pastaj H.Sh. ishte marrë nga i pandehuri S.F. dhe dy të dyshuarit tjerë – të tre të veshur me rroba civile, i njëjti ishte futur në veturën të cilën e drejtonte i pandehuri S.F. dhe ishte dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika