Aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit dhe dy të tjerëve, rreth 37 milionë euro i shkaktuan dëm buxhetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave të dyshuar në rastin e njohur si “KEK”.

Të pandehurit përfshijnë ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe dy të tjerë me inicialet Y.D. dhe I.Z.

Aktakuza është ngritur për periudhën 2021–2023, kohë gjatë së cilës, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprime të kundërligjshme që kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës prej rreth 37 milionë eurosh.

Veprat penale që u ngarkohen përfshijnë keqpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimin e fshehtësisë zyrtare dhe ndihmën në keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Ngrihet aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë kundër Krasniqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa ai ishte larguar nga posti i tij si kryetar i KEK-ut më 24 prill të këtij viti, pas arrestimit të tij më 19 prill të vitit të kaluar. Megjithatë, pas lirimit të tij në shtator të vitit të kaluar, Krasniqi u vendos në një masë të përkohshme, duke u ndaluar të afrohej më shumë se 50 metra nga objektet e KEK-ut.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika