Aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë, dyshohet se prodhonte dokumente të rrejshme të udhëtimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur të enjten aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K

Prokuroria Speciale e Kosovës





Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet se siguronte dokumente të rrejshme të udhëtimit me qëllim të kontrabandimit me emigrantë.

Në njoftimin  prokurorisë, thuhet se i dyshuari përfitonte 100 deri në 200 euro për një dokument.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument”, thuhet në njoftim.

“Si dhe ka  vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë”, vijon njoftimi.

Po ashtu, sipas prokurorisë, ndaj të pandehurit me inicialet F.K., është  vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe  dy fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika