Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të drogës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj R.Ç. për shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, duke kërkuar dënimin e tij pas shqyrtimit të provave

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Ç., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Ç., më datë 22.08.2024 rreth orës 11:15 në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim shpërndanë dhe ofron për shitje substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe atë të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”, në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mban në shtëpinë e tij nga ku fillon shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në qytetin e Prizrenit.

“Pas sigurimit të informatave operative lidhur me narkotikun që posedonte i pandehuri, sapo haset nga zyrtarët policorë në afërsi të rreth rrotullimit në lagjen “Bazhdarhana”, tentojnë ta ndalin mirëpo i njëjti arrinë të ikë në drejtim të shtëpisë së tij, ku edhe arrestohet dhe gjatë kontrollit të kryer, saktësisht në dhomën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: një qese brenda së cilës ishin tridhjetë qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej 32.03 gram, një qese me narkotik të llojit “marihuanë” me peshë 0.28 gram, një qese brenda së cilës janë njëzetë e tre qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 13.79 gram, një çantë e zezë krahu me mbishkrimin “NIKE” brenda së cilës është një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 177.18 gram, 3 qese me substancë narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram, gjashtë paketime me qese te zbrazëta që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe dy peshore “constant” ngjyrë e zezë dhe metalike, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë për narkotikë të llojit “marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 223.28 gram, si dhe narkotikë të llojit “kokainë” me peshë prej 5.32 gram”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika