Aktakuzë ndaj një personin për vrasje të rëndë në tentativë dhe një tjetri për lëndim të lehtë trupor

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktakuzë është ngritur edhe për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me iniciale K.Z, për kryerjen e veprave penale si “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj të dyshuarit tjetër VK për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari në fshatin Tërpezë të Malishevës më 10 janar 2025 ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., pasi ishin përleshur pas mosmarrëveshjes që kishin,

Me këto veprime, akuzohet ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, par.1, nënpar.1.5., lidhur me nenin 28 të Kodit Penal, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1. të Kodit Penal.

Ndërsa, i pandehuri V.K., akuzohet se në vendin dhe kohën e njëjtë, nga përleshje me K.Z., e ka grushtuar këtë të fundit dhe i shkakton lëndime të lehta trupore të konstatuara në raportin e ekspertizës mjeko-ligjore.

Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, par.1. lidhur me nënpar.1.4. të Kodit Penal.

“Gjakovë, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par.1. nën par.1.5., lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1. të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.1. lidhur me nën par.1.4. të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30- 03:00/h, në lokalin "T…" në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mos marrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit "NN", kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika