Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë të dyshuarve për kontrabandim me migrantë dhe mbajtjen e armëve pa leje, duke zbuluar një operacion të gjerë ilegal që ka vepruar që nga marsi 2023

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, përfshirë S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R., si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabandimi me migrantë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, që nga marsi 2023, të akuzuarit organizonin dhe drejtonin kontrabandimin e migrantëve sirianë dhe nga shtetet arabe, duke i kaluar ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas në Serbi.

“Të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirian dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në aktakuzë.

Çdo migrant paguante deri në 500 euro për kalimin e kufirit dhe deri në 100 euro për transportin brenda Kosovës.

“Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së”, thuhet tutje në aktakuzë.

Gjithashtu, më 19 qershor 2023, në Prishtinë, të dyshuarve S.G., A.H., H.A., dhe O.A. iu gjetën me tri armë zjarri dhe fishekë, ndërsa O.A. shkaktoi rrezik për jetën e të tjerëve duke qëlluar me armë brenda një banese.

“Ndërsa, të pandehurit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arab dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës. Pastaj i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, i transportojnë më tej deri në afërsi të pikë-kalimit kufitar të Jarinjes, dhe me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikë-kalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare. Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur  kanë kryer veprën “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së”.

“I pandehuri O.A., në banesën e lartëcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1,  sipas KPRK-së”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

Me këtë rast, prokurori ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika