Aktakuzë ndaj tetë personave për zgjedhjet e 14 shkurtit, njëri nga ta ish-deputet i LDK-së

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave në lidhje me Zgjedhjet e Parakohshme të Përgjithshme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më datë 14 shkurt 2021. Në mesin e tyre është edhe një ish-deputet i LDK-së. Këta tetë persona akuzohen për keqpërdorim të votave të diasporës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më datë 14 shkurt të vitit 2021.

Siç njofton Prokuroria Speciale, shtatë prej personave janë të akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes”, ndërkaq njëri prej tyre akuzohet për veprën penale “Kanosje”.

“Shtatë (7) prej tyre akuzohen për veprat penale: Keqpërdorim i të drejtës së votimit e sanksionuar me nenin 213 të KPRK-së dhe Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes, e sanksionuar me nenin 336 të KPRK-së, kurse një person akuzohet për veprën penale Kanosje nga neni 181 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa, bëhet e ditur se në mesin e të akuzuarve janë SH.G. ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK, T.SH. zyrtar në Komunën e Pejës.

“Në mesin e të akuzuarve janë: Sh. G. ish-deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq bëhet e ditur se të pandehurit akuzohen se gjatë zgjedhjeve të datës 14 shkurt 2021, kanë keqpërdorur të drejtën e votimit duke votuar në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, duke keqpërdorur sistemin e votimit me postë.

Prokuroria njofton se hetimet e bëra kanë zbuluar se të pandehurit kanë keqpërdorur kopjet e letërnjoftimeve dhe të drejtën e votës për 71 qytetarë të cilët jetojnë në Austri, duke votuar në emër të tyre në procesin zgjedhor, ndërsa, është shtuar se çështja tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky veprim kriminal i grupit të të pandehurve ka pasur për qëllim sigurimin e votave për kandidatin – të pandehurin Sh. G., megjithatë, i njëjti nuk ka siguruar vota të mjaftueshme për të marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, përfundohet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika