Aktakuzë për spiunazh ndaj gazetarit amerikan të paraburgosur në Rusi

Gazetari amerikan Evan Gershkovich do të gjykohet në Rusi nën akuzat për spiunazh, kanë thënë prokurorët rusë

Evan Gershkovich, një reporter amerikan për The Wall Street Journal, në një seancë gjyqësore në Moskë në prill, foto EPA.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë ka konfirmuar të enjten një akuzë përfundimtare për spiunazh kundër gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, dhe e dërgoi çështjen e tij në gjykatën rajonale në Sverdlovsk.

“Hetuesit zbuluan dhe konfirmuan me dokumente se gazetari amerikan i gazetës ‘Wall Street Journal’, me kërkesë të CIA-s, në mars 2023 mblodhi informacion të klasifikuar në lidhje me operacionet e objektit industrial Uralvagonzavod, që prodhonte dhe riparonte pajisje ushtarake,” ka thënë zyra në një deklaratë, duke shtuar se Gershkovich “kreu veprimet e paligjshme nën masa të plota maskimi”.

Shtetasi amerikan, 32-vjeçar, u arrestua në fund të marsit 2023 në qytetin Urals të Yekaterinburgut, derisa ishte në një udhëtim raportimi.

Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për të mbështetur akuzat për spiunazh, të cilat “The Wall Street Journal” dhe qeveria amerikane fuqishëm i kanë hedhur poshtë.

Ata thonë se Gershkovich ishte thjesht duke bërë punën e tij si reporter i akredituar, kur u arrestua, raporton Radio Evropa e Lirë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në dhjetor se Moska hodhi poshtë një ofertë të rëndësishme, që bëri për të siguruar lirimin e Gershkovich dhe Paul Whelan – një tjetër amerikan i burgosur në Rusi për akuzat për spiunazh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika