Aktgjykimi i Apelit në rastin e Salih Mustafës do të shqiptohet më 14 dhjetor

Paneli i Gjykatës së Apelit do ta shqiptojë aktgjykimin në rastin ndaj Salih Mustafës më 14 dhjetor, në orën 9:30

Salih Mustafa

Paneli i Gjykatës së Apelit do ta shqiptojë aktgjykimin në rastin ndaj Salih Mustafës më 14 dhjetor.

Shqiptimi i aktgjykimit do të fillojë nga ora 09:30.

Këtë e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara dhe seanca do të jetë publike e do të transmetohet me 10 minuta vonesë.

“Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 14 dhjetor 2023, në orën 09:30. Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhet shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me një vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria publike në mjediset e Gjykatës. Më shumë informacion lidhur me mbajtjen e seancën mund të gjeni në kalendarin e Gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar)”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.

Ndryshe, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Më 7 maj 2021, gjyqtari i procedurës paraprake ia transmetoi dosjen e lëndës Trupit Gjykues I.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021.

Më 4 shkurt 2022, Prokuroria e Specializuar e mbylli çështjen. Avokati i viktimës paraqiti prova më 21 mars. Më 26 maj 2022, Mbrojtja e mbylli çështjen e saj.

Deklaratat përmbyllëse u zhvilluan nga data 13 deri më 15 shtator 2022.

Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi gjykues e shpalli fajtor të akuzuarin për krime lufte, paraburgim arbitrar, torturë dhe vrasje dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

Urdhri për dëmshpërblim në lidhje me tetë viktimat pjesëmarrëse në këtë rast u shpall më 6 prill 2023. Trupi gjykues urdhëroi që Mustafa të paguajë një shumë të përgjithshme prej 207,000 € si kompensim për dëmin e shkaktuar viktimave të krimeve.

Më 2 shkurt 2023, mbrojtja paraqiti njoftimin e saj të apelimit kundër aktgjykimit. Prandaj, presidenti caktoi Kolegjin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen.

Një seancë dëgjimore e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika