Aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së, Sllovenia kërkon makineri të rënda

Përballja me përmbytjet po vazhdon të jetë evidente në Slloveni. Tashmë, kjo e fundit ka kërkuar ndihmë nga NATO gjersa BE-ja ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile

Përmbytjet në Slloveni (Foto: 24ur.com)

Me kërkesë të Sllovenisë, e cila po merret me përmbytjet shkatërruese, BE-ja ka aktivizuar Mekanizmin e saj të Mbrojtjes Civile për vendin, njoftoi të dielën Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiç.

Siç raporton STA, lista e kërkesave nga ana e Sllovenisë vjen pasi përpjekjet e shpëtimit në shumicën e zonave në Slloveni të prekura nga përmbytjet po zhvendosen në fazën kur sigurohen kushtet bazë për jetesë dhe komunikim.

Ndërkohë, vendi ka kërkuar nga NATO-ja pesë helikopterë transporti me kapacitet mbajtës të paktën pesë tonë, 200 ushtarë për detyra mbrojtjeje, shpëtimi dhe asistence dhe 20 ura të përkohshme të parafabrikuara deri në 40 metra të gjatë.

Po raportohet se deri më tani, pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar.

Pamjet që sjell një reporter i 24ur.com dëshmojnë dëmet nga përmbytjet në Slloveni.

Përmbytjet në Slloveni (Foto: 24ur.com)
Përmbytjet në Slloveni (Foto: 24ur.com)
Përmbytjet në Slloveni (Foto: 24ur.com)
Përmbytjet në Slloveni (Foto: 24ur.com)

Të premten në Slloveni pati shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke detyruar qytetarët të evakuohen.

Nga moti i ligë ka edhe dëme materiale në rrugë dhe ura.

Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika