Aktori kosovar pjesë e filmit hollivudian “The Crow”

Dukagjin Podrimaj pjesë e pjesë e filmit hullivudian "The Crow", i vetmi nga aktorët që luajnë në Kosovë, i cili u bë pjesë e Hollivudit

Dukagjin Podrimaj, aktor

Aktori nga Kosova, Dukagjin Podrimaj, ka arritur të bëhet pjesë e një prodhimi të madh hollivudian, duke u bashkuar me ekipin e filmit të ardhshëm “The Crow”.

I ftuar në emisionin “Reload”, në RTV Dukagjini, Podrimaj ka treguar më shumë rreth filmit “The Crow”, dhe rolit e tij në këtë film.

“Përgjegjësi shumë e madhe, 300 persona në set, njerëz pa fund, në set e takova edhe regjisorin për herë të parë”, tha Podrimaj.

Dukagjin Podrimaj është i 15-ti, në listën e aktorëve të filmit “The Crow”, i vetmi nga Kosova i cili ka mbërritur në Hollivud, nga të gjithë aktorët e tjerë nga Kosovë.

Xhirimet e filmit janë përfunduar në vitin 2022, në Pragë.

“The Crow”, pritet të publikohet më 7 qershor 2024, është një film amerikan me tema të natyrës supernaturale dhe superheroike, me regji të Rupert Sanders dhe bazuar në serinë komike nga James O’Barr të vitit 1989.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika