Aktori Qerimi tregon një histori me Dakun: Te Kosova nuk ishin në gjendje as biletë t’i japin

Aktori Kushtrim Qerimi ka treguar një histori interesante me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku

Qerimi ka thënë se gjatë kohës kur Daku ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, kishte mbetur pa biletë në ndeshjen e Kosovës A ndaj Anglisë, e cila ishte zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

”Ironikisht ditën e djeshme Facebook më kujtoi që e kemi parë bashkë ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ka qenë pjesë e U-21 atëherë, unë mendoj që nuk është në rregull që një lojtar që bënë pjesë në U-21 dhe pritet të hyjë në Kombëtaren A, të mbetet pa biletë. Domethënë nuk kanë qenë në gjendje as biletë t’i japin,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ndryshe, Daku pasi kishte pritur një kohë të gjatë për ftesën e ‘Dardanëve’, para pak muajsh ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika