Aktorja 95-vjeçare do të kandidojë për Senatin në zgjedhjet e Italisë

Dikur në kinematografinë italiane, por tani, aktorja Gina Lollobrigida po qëndron si kandidate për Partinë Sovrane dhe Popullore të Italisë

Gina Lollobrigida, kandidate për Partinë Sovrane dhe Popullore të Italisë

Ikona e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida, do të kandidojë për Senatin në zgjedhjet e vendit të saj muajin e ardhshëm, disa javë pasi festoi ditëlindjen e saj të 95-të.

Zgjedhjet erdhen si rrjedhojë e shpërndarjes së parlamentit nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella në korrik, pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit, Mario Draghi.

Lollobrigida, e cila iu bashkua “Walk of Fame” në Hollywood në vitin 2018, po qëndron si kandidate për Partinë Sovrane dhe Popullore të Italisë në qytetin Latina.

“Thjesht isha lodhur duke dëgjuar politikanë që po grindeshin me njëri-tjetrin pa arritur kurrë te pikat kyçe”, tha ylli i filmit për gazetën italiane “Corriere della Sera”, të dielën.

“Do të luftoj që populli të vendosë, nga shëndetësia te drejtësia. Italia është në gjendje të keqe, dua të bëj diçka të mirë dhe pozitive”, ka shtuar ajo.

Edhe pse kishte “respekt” për punën e Draghit, Lollobrigida tha se nuk ishte dakord me të. Ajo ka treguar se vendosi të nisë një fushatë zgjedhore pasi foli me avokatin e saj.

Lollobrigida tha se ishte “shoqe e mirë” me Indira Gandhin, e cila ishte kryeministrja e parë femër e Indisë.

“E shihja sa herë që vinte në Romë. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme.”

Aktorja, e cila ka luajtur në filma si “The Hunchback of Notre Dame” të vitit 1956 dhe “Come September” në 1961, u përpoq për herë të parë të hynte në arenën politike në vitin 1999 kur ajo kandidoi për një vend në Parlamentin Europian, megjithëse nuk pati sukses.

Ajo nuk është e para e famshme që bën një tranzicion të tillë, transmeton “CNN”.

Në vitin 1994, ish-pronari i klubit të futbollit AC Milan, Silvio Berlusconi, formoi Partinë “Forza Italia” dhe u zgjodh Kryeministër. Megjithatë, ai u hoq nga detyra afër fundit të atij viti dhe humbi zgjedhjet e vitit 1996.

Pesë vjet më vonë, ai fitoi zgjedhjet e përgjithshme me 18.5 milionë vota për t’u bërë kryeministër i Italisë.

Ndërkohë, pasi bëri emër në TV italian në vitet 1970 dhe 1980, ish-komediani, Beppe Grillo, themeloi partinë Lëvizja Pesë Yje në Itali në 2009.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika