Akuza e kundërakuza mes Sijarinës e Kërçelit:”Kjo është montim”, “Po shpif”

 Liridona Sijarina nga Qendra kosovare për studime gjinore është përplasur me shefin e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli.

Gazetari i “Betimit për Drejtësi”, Festim Gërguri deri sa komentonte videoincizimet të cilat i ka realizuar në hapësirat e Kuvendit ku gratë greviste, përkatësisht punëtoret teknike shfrytëzojnë për qëndrim dhe ngrëenje janë në gjendje të mjerueshme, ishte Kerçeli ai i cili tha se kjo është një montazhë dhe se po bëhet propagandë sepse punëtoret teknike nuk qëndrojnë në ato hapësira por në një hapësirë tjetër e të cilën ai e ka ofruar me fotografi.

Mirëpo, menjëherë është demantuar ajo fotografi pasi që në atë hapësirë janë vetëm pesë gra të cilat trajtohen “ndryshe” nga të tjerat dhe se të njëjtat nuk janë pjesë e grevës.

Për këtë i kanë shkruar edhe drejtuesit të emisionit, Ermal Panduri.

Kërçeli ka thënë se po manipulohet ndërsa Liridona Sijarina ka thënë se po shpifni.

“Ju e keni bë një foto e cila demanton përvojën e grave, kjo nuk është dëshmi, kjo është një montim i qartë”, ka thënë Sijarina.

Nga ana tjetër Kërçeli ka thënë se grevisteve i është paguar trusti duke akuzuar Sijarinën për shpifje.

“Oj zonjush mos shpif… është duke shpif në emision live”, ka thënë Kërçeli i cili ka akuzuar edhe gazetarin Gërguri.

“Këta bëjnë storie me nivelin minimalist të gazetarisë”, ka thënë ai.

Panduri e ka ndërpre Kërçelin duke e pyetur se “ti a pe din gazetarin më mir?”

“Qaq sa kta po e bëjnë, edhe më mirë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika