Akuza, ofendime, debat i ashpër: Babai i Adrion Pajazitit ‘përplaset’ me Batatinën dhe Statovcin

Babai i Adrion Pajazitit, Nehat Pajaziti, është inkuadruar në një lidhje direkte në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Babai i futbollistit ka treguar arsyen pse Adrion Pajaziti kishte zgjedhur të largohej nga Kosova U21 për të përfaqësuar Kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Ai ka thënë se mospërkujdesja e stafit mjekësor të ‘Dardanëve’ ndaj Pajazitit, gjatë kohës kur kishte qenë i sëmurë, ka qenë arsyeja kryesore.

Sipas tij, 20-vjeçari kishte pasur probleme edhe me ish-përzgjedhësin U21 të Kosovës, Michael Nees.

”Çështja e Adrionit ka qenë kohën e fundit kur ka qenë trajneri i Gjermanisë. Adriani ishte në Kosovë luajti me Çekinë. Pas lojës është sëmurë dhe ka folur me stafin dhe ka treguar që është i sëmurë, nuk po ndihet mirë. Prej Kosovës kanë udhëtuar në Çeki në atë mënyrë. Stafi nuk ka qenë në gjendje prej Kosovës në Çeki sa u shku dhe ka ndejtur dy ditë, nuk ka qenë në gjendje të flas me trajnerin. Kur ka ardhur dita për lojën, Adrioni ka thënë se jam i sëmurë si ka mundësi të luaj, atëherë trajneri ia ka tërhequr fanellën. Pastaj, le që nuk e kanë marrë për ta shikuar se si është gjendja e tij, por e kanë lënë edhe fajtor. Nuk e kanë marrë seriozisht që ka qenë i sëmurë,” tha ai.

Pas kësaj, u zhvillua një debat i ashpër me akuza të shumta mes tij dhe trajnerëve, Tahir Batatina dhe Faruk Statovci.

Batatina tha se ”nëse do ta kishte dashur më shumë Kosovën sesa ai, do të rrinte në Kosovë e jo në Londër’.

Teksa, Pajaziti shtoi se ”Nuk kam zorr me rrejt, desha të inkuadrohem të tregoj se cila ka qenë e vërteta”.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika