Akuza për mos luftim të krimit dhe korrupsionit

Deklarata të forta janë dhënë nga ish drejtori i Agjencisë kundër korrupsionit, Hasan Preteni lidhur me mos-luftimin e krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, në të njëjtën linjë ka folur edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Ish-Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni

Ish-Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, gjatë një interviste ka akuzuar organet përkatëse ligjore të cilat nuk po merren me luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend.

Akuzat më të forta i drejtoi ndaj zyrtarëve të lartë që sipas tij,  janë po ata të cilët po korruptojnë në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka thënë se ky faktor do jetë gjithmonë në rritje përderisa institucionet e policisë në koordinim me prokuroritë nuk i trajtojnë procedurat deri në fund mbase edhe për shkaqe politike. Në mënyrë direkte akuzon institucionet të cilat po kryejnë veprime me paratë e publikut të cilat i shpenzojnë për misione të veta.

Ish-Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni

Ai e konsideron të mangët rezultatin në luftë kundër krimit dhe korrupsionit duke thënë që: “Presioni i publikut e bënë të vetën, edhe për veprime të tjera që nuk lidhen me korrupsion po shihet që presioni i publikut po e bënë të vetën. Edhe duhet të ketë, publiku duhet ti kontrolloj institucionet’’.

’’Institucionet nuk janë nga qielli, ato po e shpenzojnë paranë tonë, janë zotuar që me paratë tona do ta kryejnë misionin që janë zotu. Është mirë që policia po e kryen pjesën e vetë, pastaj prokuroria, por gjithçka matet në fund. Gjatë vitit mund të kemi shumë 5 po në fund të vitit nëse e keni një 1 nuk e kaloni vitin”, ka thënë Preteni për EO.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Shqetësim për këtë gjendje shfaqi gjithashtu Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke thënë se korrupsioni po kryhet nga personat me profil të lartë dhe të cilët nuk po dënohen madje të gjitha aktakuzat ndaj tyre kanë dështuar në gjykatë, këtë e quan si ’’luftë reale’’, kundër krimit të organizuar deri në momentin që këto të dëshmohen me aktgjykime merituese dënuese nga gjykata.

E që deri më sot nuk është asnjë person i profilit të lartë i cili është dënuar për korrupsion me burgim efektiv, madje as një ditë të vetme. Për këtë arsye ky është ai aspekti kryesor që e paraqet mungesën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit.

“Fillimisht do të thotë nuk mund t’i masim rezultatet në luftimin e krimit dhe korrupsionit vetëm me arrestime, me faza, parapenale ose gjatë fazës hetimore. Për shkak se duhet ta kemi parasysh se edhe në të kaluarën ka pasur aksione të shumta dhe po ashtu ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm të aktakuzave të cilat janë ngritur ndaj personave të cilët i takojnë profilit të lartë, aktakuza për korrupsion”. Mirëpo, deri më tani të gjitha këto aktakuza kanë dështuar në gjykatë.

”Deri më sot nuk është asnjë person i profilit të lartë i cili është dënuar për korrupsion me burgim efektiv, madje as një ditë të vetme. Për këtë arsye ky është ai aspekti kryesor që e paraqet mungesën e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Shala për EO.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika