Alarmet për bomba, Ibishi: Të merren seriozisht, mund të ketë interferim nga Rusia në Ballkan

Për ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishi, rreziqet e vazhdueshme që po vijnë nga alarmet për bomba duhet të trajtohet seriozisht nga institucionet përkatëse. Kjo sepse sipas tij, mund të ketë interferim nga Rusia në Ballkan

Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka theksuar se alarmet për bomba, të cilat janë bërë të shpeshta në vend, duhet të merren seriozisht nga institucionet.

Sipas tij, përveç kërcënimeve dhe rreziqeve të vazhdueshme që po vijnë nga Rusia pas luftës në Ukrainë, tendenca që të interferojë gjeostrategjia ruse edhe me Ballkanin, po tregon një formë të re të luftës speciale dhe të luftës hibride në Kosovë nga qarqet deri tash të paidentifikuara.

“Duhet të jenë të shtuara kujdesi dhe vigjilenca për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që kanë një trend në ngritje jo vetëm në Kosovë por edhe në pjesën më të madhe të Ballkanit duke përfshirë Kroacinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Shqetësuese është sepse erdhën një mori kërcënimesh për pjesë e enteve shkollore, por edhe aeroporti për herë të dytë po përsëritet nëpërmjet sistemit të email-eve të ndryshme, që në një formë po paraqet kërcënim”, është shprehur ai për EO.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi

Ai ka potencuar që institucionet përkatëse duhet ta ngritin nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe me vendet në rajon.

“Institucionet e sigurisë, Ministria e Brendshme duhet të ngritin çështjen në kuptim të zhvillimit të politikave edhe të ngritjes së performancës, kuadrove si në parandalim, por edhe në zbulimin e këtyre rasteve pasi që kjo po kërkon shumë angazhim të policisë”, ka shtuar ai.

“Hendikepi është që ne ende nuk jemi anëtare të organizatave ndërkombëtare të sigurisë, Europol-it dhe Interpol-it, dhe kjo paraqet vështirësi shumë të madhe që ka të bëjë me këmbimin e informacionit dhe zbulimin e adresave prej nga vijnë këto kërcënime, pasi që po supozohet që shumica e tyre janë nga jashtë”, ka thënë Ibishi.

Ndryshe, më 16 qershor, ishte raportuar për tre alarme për bomba.

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, disa shkolla në rajonin e Gjilanit kanë pranuar alarm për bomba.

Ky alarm është dërguar përmes emailit, në adresën e shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug.

Kështu ka bërë të ditur për Portali D, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, kishte thënë Hashani.

Në po të njëjtën ditë, procesi mësimor në disa shkolla në komunat e Veriut ishte ndërprerë. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

Ilustrim

“Në shkollat ‘Branko Radicevic’ në veri të Mitrovicës dhe ‘Vuk Karaxhiq’ në Zveaçn, është ndërprerë mësimi dhe nxënësit kanë dalë jashtë këtyre objekteve për shkak të sigurisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu. Kanë ardhur mesazhe se ka bomba të vendosura nëpër këto shkolla. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes”, kanë thënë burimet e KP.

Ndërkaq, në orët e pasdites të 16 qershorit, ishte paralajmëruar për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për RTV Dukagjini e kishte konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”, thuhet në komunikatë.

Alarmin për bombë e kishin konfirmuar edhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, kishte bërë të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurtë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombe. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë te sigurte. Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre. Do te ju mbajmë te informuar”, kishte thënë ajo në një postim në Facebook.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Berisha: Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika