Alarm për bombë në Aeroport: Policia kontrollon një aeroplan

Në orët e vona të së enjtes është raportuar për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari''

Në orët e vona të së enjtes së dy qershorit në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari” është dyshuar për një mjet shpërthyes.

Nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës për media në Aeroportit të Prishtinës nuk është konfirmuar lajmi ende për Portali D.

Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara të Kosovapress njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar një aeroplan.

Nga hyrja VIP është vërejtur një prezencë më e shtuar e njësiteve të policisë, ndërsa në hyrjen e aeroportit është vënë re një situatë e qetë.

Qytetarët janë sugjeruar që të largohen nga zona e udhëtarëve në aeroport.

Së fundmi, disa alarme për bombë ishin dhënë edhe ne Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, por edhe në një shkollë tjetër, por që në të gjitha rastet ka rezultuar alarm i rremë.

Dyshime për bomb tek rektorati, këto janë të rejat e fundit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika