Alarmi për bombën në Aeroportin e Prishtinës, i rrejshëm

Gjatë ditës në Aeroportin e Prishtinës është dërguar një email ku është thënë se brenda këtij institucioni ka mjete shpërthyese. Pas 3 orësh të inspektimeve, informata doli të jetë e rreme. Për shkak të kësaj katër fluturime patën vonesa

Pamje nga Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë

Të gjithë personave iu vonua udhëtimi që kishin planifikuar ta bënin nga Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”.

Kjo sepse këtij institucioni iu dërgua një email që brenda tij gjenden disa mjete shpërthyese.

E për këtë qytetarët u alarmuan mjaftë.

“Ne ishim duke e pirë nga një kafe, i dorëzuam koferat e erdhen policia thanë nuk o në rregull diçka e ne dolëm për jashta të gjithë”, ka deklaruar Haxhi Bega, qytetar.

“Nuk e dimë, ne e gjetëm situatën kështu, ishim pak të shqetësuar, erdha nga Mitrovica e po më dhëmb pak”, ka deklaruar Flora Gashi, qytetare.

Pasi u përfunduan inspektimet e nevojshme, u kuptua që gjithë ai alarm për mjet shpërthyes ishte i rrejshëm.

Kjo bëri që gjithçka të kthehet në normalitet dhe megjithëkëtë asnjë fluturim nuk u anulua

“Gjatë kësaj kohe kanë qenë të parapara katër fluturime, gjatë kohës kur kishim gjendje emergjente, dy aterime kanë ndodhur në aeroportin e Shkupit ndërsa katër fluturime tjera kanë patur vonesë”, ka deklaruar Valentina Gara, Zëdhënëse e Aeroportit.

Televizioni ka mësuar se emaili që është dërguan në emailin zyrtar të Aeroportit ka qenë në gjuhën arabe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika