Alarmon vajza e Sanduloviqit: Babain do ta vrasin në burg

Opozitari serb Nikol Sanduloviq ndodhet në qendrën e paraburgimit në qytetin e Nishit në Serbi, ndërsa familja e tij dhe askush tjetër nuk e ka parë e as nuk ka komunikuar me të që nga dita e arrestimit dhe rrahja brutale nga strukturat shtetërore të sigurisë. Klara Sanduloviq, vajza e kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, në një intervistë për RTV Dukagjini ka alarmuar për sigurinë e babait, duke ngritur dyshime dhe shfaqur frikën se mund ta vrasin

Në Serbi homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, cilësohen “nxitje e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare”.

Nikola Sanduloviq është ndër të paktit politikanë serbë që ka kryer homazhe në Prekaz, por është rrahur brutalisht nga strukturat shtetërore të Serbisë dhe është dërguar në paraburgim.

Për gjendjen shëndetësore të Sanduloviqit janë të shqetësuar familjarët e tij. Në një intervistë për RTV Dukagjini, vajza, Klara Sanduloviq thotë se që nga data 3 janar nuk kanë komunikuar me të.

“Për momentin jemi në Nish sot, jemi ankuar në këtë, kërkojmë lirimin e tij dhe që të vijë në shtëpi për kujdes shtëpiak. Po ashtu, kemi parashtruar kërkesën për vizitë, kështu që shpresoj se do të jem në gjendje të ju lajmërohem së shpejti dhe të ju njoftojë në çfarë gjendje është ai dhe çfarë po ndodh saktësisht aty. Më duhet të theksoj edhe një herë se ai nuk ka për të mbijetuar këto 30 ditë atje sepse atje kanë për ta vrarë”, ka thënë Klara Sanduloviq, Vajza e Nikola Sanduloviq.

Sanduloviq tregon se në 5-6 vitet e fundit kanë pranuar mbi 200 kërcënime, por për asnjërën nuk ka reaguar policia. Sipas saj prapa dhunës ndaj presidentit të partisë Republikane të Serbisë, qëndrojnë strukturat e larta shtetërore të Serbisë.

“E gjithë kjo ishte porositur dhe orkestruar nga Qeveria e Republikës, nga shteti, Republika e Serbisë, nga presidenti personalisht. E kjo që Vullini po lajmërohet dhe flet se ai e ka bërë, ai është vetëm qengji kurban që duhej ta pranonte. Dikush duhej ta pranonte se babai im ishte rrëmbyer nga ana e BIA-së, por prapa kësaj qëndron shteti dhe ai ka dalë nga një ent shtetëror në këtë gjendje”, shtoi ajo.

Ndërkohë Komisioni Evropian ka konfirmuar për Dukagjinin se po përcjell nga afër rastin dhe po pret qartësim të plotë të fakteve.

“Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente”, ka thënë Ana Pisonero, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Nikola Sanduloviqit i është caktuar masa e paraburgimi prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Nish.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika