Alarmon zëvendësministri – Tregon se u tentua të vritet vëllai i Aleksandër Jabllanoviçit

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”

Radoica Radomiroviq

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi ka thënë se një tentim vrasje ka ndodhur drejt Marko Jabllanoviqit[vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur sot në orët e hershme në Soçanicë.

“05.05 në 00h e 15 min. Në Soçanicë, para kafenesë “Klubi B” u bë një tentativë për vrasjen e shokut dhe bashkëpunëtorit tonë Marko Jablanović. Ngjarja tragjike nuk ndodhi sepse sulmuesi ishte prenotuar me armë automatike Scorpion,” ka shkruar ai.

Ai akuzon “regjimin në Beograd” që sipas tij qëndron prapa tentim-vrasjes.

“Nuk ka dyshim se regjimi në Beograd qëndron prapa tentim-vrasjes, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojsat vendas Sllavko Simiç, Zoran Todić… Dua të ju prezantoj edhe ngjarjet që kanë ndodhur para zgjedhjeve për kryetar të Leposaviqit në prill 2023. Dihet mirë se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jablanoviqin për të bërë ndryshime shumë të nevojshme në Leposavić,” shkruan Radomiroviq.

Radomiroviq ka shkruar ai dhe Marko e kanë mbështetur Aleksandër Jabllanoviqin për të bërë ndryshime të nevojshme në Leposaviq, por sipas tij ata ishin paralajmëruar se jeta e tyre ishte në rrezik.

Puna e tyre siç thotë ai, është cilësuar si “kundër interesave të regjimit.”

“Pasi Aleksandar Jablanoviq ra dakord në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe një anëtar të BIA-s Dimić, të tërhiqen për para dhe privilegje të caktuara si kandidat për kryetar të Leposaviqit, unë dhe Marko vazhduam të luftojmë për popullin tonë, për t’i inkurajuar ata të rimarrin dinjitetin e nevojshëm dhe si do të merrte JETA E TIJ NË DUART E TIJ. Në takimin e fundit me Aleksandar Jablanoviqin, u paralajmëruam se jemi në rrezik të vritemi sepse punojmë kundër interesave të regjimit. Kësaj radhe i bëjmë thirrje Aleksandar Jablanoviqit që të dalë publikisht dhe të thotë se me kë ka pasur një bisedë të tillë. Po ashtu nga ai moment Aleksandari qe shiti te gjithe mbeshtetesit tane ne ate moment per qindarka dhe bleu nje xhip dhe nje kuader nga ai, eshte per mua pjesmarres direkt ne tentim vrasjen e Marko Jablanoviqit, dhe duke marre parasysh edhe komunikimin e perditshem te Aleksandarit me patriotin e rrejshem Radoiçiq dhe drogaxhiu Vulin i imi pretendimet janë të bazuara mirë,” shkruan Radomiroviq.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika