Albania: To Be or Not to Be

Vepra e Bejtullah Destanit në anglisht, "Albania: To Be or Not to Be?", është një përpjekje për të shpjeguar historinë e Shqipërisë përmes ngjarjeve të vitit 1912 dhe ngjarjeve pasuese. Me një titull që paraqet pyetjen dramatike "Të jesh apo të mos jesh", libri analizon sfidat dhe përpjekjet e shqiptarëve për të afirmuar ekzistencën e tyre, si dhe përpjekjet e fqinjëve për t'i asimiluar

Një jetë të tërë hulumtime dhe kërkime nëpër arkivat britanike, por jo vetëm. Edhe pse është shprehur më herët se nuk e ka pasur vëmendjen dhe përkrahjen që meriton,  politologu, diplomati dhe studiuesi Bejtullah Destani, as nuk është dorëzuar dhe as nuk është ndalur për sa i përket mbrojtjes së çështjes sonë kombëtare, duke kontribuar ndjeshëm në botimet e disa prej autorëve dhe çështjeve më në zë të historiografisë së sotme.

E tillë është vepra “Albania: To Be or Not to Be?”, e cila është botuar në gjuhën angleze. Mjaftojnë ngjyrat me të cilët është veshur kopertina për të kuptuar notat patriotike me të cilat janë shoqëruar temat dhe rreshtat e trajtuara në librin e tij, duke sjellë argumente dhe fakte historike, nga njëra anë të përpjekjeve të popullit shqiptar në luftën e tij të drejtë për ekzistencë dhe nga ana tjetër të fqinjëve që me djallëzi dhe më të gjitha mënyrat e mundshme, me ndihmën e aleatëve të tyre kërkonin ta asimilonin, përpjekje që, sipas tij, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, në një formë apo në një tjetër.

“To be, or not to be,” kjo është ‘çështja e famshme’ që ngriti në një nga veprat e tij William Shakespeare. “Shqipëria, të jesh a të mos jesh”, është kjo çështja që ka ngritur në librin e tij të fundit diplomati Bejtullah Destani, titull i goditur po me aq mjeshtëri për të ndërgjegjësuar shqiptarët mbi rrezikun e tyre, me të cilin në fakt janë shoqëruar përgjatë gjithë historisë. Në librin e tij, ai fokusohet në vitet e vështira të formimit të kombit shqiptar pas 1912, rolin dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë, të vendeve të pakta nga fuqitë e mëdha që e përkrahën çështjen tonë kombëtare dhe vendimin e errët të vitit 1913 për të copëtuar kombin Shqiptar, duke lënë jashtë Kosovën dhe vise të tjera të shumta shqiptare në territoret e vendeve fqinje, si në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Greqi.

Politologu me origjinë nga Prizreni dhe ish-zv. Ambasador i Kosovës në Britaninë e Madhe, Bejtullah Destani, është po ashtu themelues dhe drejtor i Qendrës për Studime Shqiptare në Londër. Prej shumë vitesh ai është autor dhe bashkautor i disa punimeve me rëndësi për historinë e shqiptarëve.

Mes tyre veçohen “Luftërat Ballkanike: Raportet konsullore britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane”, 2014. (me Robert Elsie)”, “Shqiptarët Çamë të Greqisë: Një histori dokumentare” në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare, 2013, (Bejtullah Destani, Robert Elsie, Rudina Jasini). Apo edhe të tjera studime si “Shqipëria dhe shqiptarët: Artikuj dhe letra të zgjedhura 1903-1944”, “Shkronjat Shqipe: Nacionalizmi, Pavarësia dhe gjuha shqipe” si dhe “Iliria e lashtë: Një eksplorim arkeologjik”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika