Avokati Tomë Gashi, i ka thurur lavde kryeministrit Albin Kurti, për mënyrën se si sipas tij po e udhëheq dialogun Kosovë – Serbi.
Gashi në “Five”, tha se mos të ishte Kurti Kosova edhe do mund të zhbëhej, derisa shtoi se ai e ka ndalur edhe “ndarjen e Kosovës”.
“Deklarate logjike thotë ai që reziston më pak pranon sulme më tepër. Deri me ardhjen e Kurtit si kryeministër, kështu ka qenë me Kosovën, ku ka logjikë njerëzore me fol me Serbinë më 2013 për çështjen e Kosovës. Neve na gënjenin se ka qenë cështje teknike në dialog… u shndërrun në teknike porn ë politike, për territor, pastaj ishte rrezik që Kosova të zhbëhej. Dikush fal tokë Malit të Zi dikush Serbisë… Kurti e stabilizoj Kosovën, mos të vike në pushtet Albin Kurti, “Kosova shkoj”, tha ai.