Albin Kurti homazhe te memoriali “Heroinat”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë. Ku i përkujtoi rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe djem të cilët u dhunuan nga forcat serbe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, te memoriali "Heroinat".

Kreu i qeverisë Albin Kurti , gjatë një vizite në memorialin “Heroinat” në Prishtinë, përkujtoi të gjithë ato gra e vajza dhe djem që u dhunuan nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kurti kujtoi për rolin r dhe kontributin e gruas në të gjitha proceset historike.

Ai shprehu mirënjohje për Vasfije Krasniqin, e cila iu dha kurajo grave që të ndjekin shembullin e saj, dhe të dëshmojnë për krimet çnjerëzore të Serbisë.

Kurti deklaroi se “Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Ai gjithashtu shtoi se ky është një çmim shumë i madhe dhe i padrejtë që ka paguar populli i Kosovës.

“Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim, ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që të përjetoj atë si diçka personale apo vetëm, individuale, sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë. Ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që e kemi paguar ne dhe ne e dëshmojmë qe e duam këtë vend pikërisht duke e shprehur solidaritetin tonë të pakushtëzuar me ata të cilët kanë humbur e vuajtur më së shumti”, shtoi mes të tjerash i pari i Qeverisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika