Albin Kurti, vazhdon të mbetet i palëkundur në kundërshtimin e nismës së “Ballanit të Hapur”.
Kryeministri i Kosovës, këtë gjë e ripotencoj edhe një herë, vetëm një ditë pasi që përmbylli punimet në samitin e Ohrit.
Nga Prishtina, shefi i qeverisë ka thënë se Kosova nuk do zëvendësim të Bashkimit Evropian.
“Ne nuk duam zëvendësim të Bashkimit Evropian sido që të quhet ai. Nuk besojmë në vet mjaftushmerin e Ballkanit. Ballkani nuk përbehet vetëm në gjashtë shtete në përgjithësi, derisa Ballkani Perëndimor ende i pa integruar në BE përbëhet nga gjashtë shtete që nuk mund të trajtohen bashkë”, deklaroi Kurti.
Pos kësaj, Albin Kurti, nga kjo paraqitje para mediave ka drejtuar mesazhe edhe drejt atyre që të mërkurën e tetë qershorit thanë se kush i kundërvihet kësaj iniciative është i destinuar të zhgënjehet.
Gjithashtu, Kurti shtoi se “Për të pasur Ballkan të Hapur është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovë. Nëse një qytetarë i Republikës së Kosovës dëshiron të shkoj në Serbi nuk i pranohet pasaporta dhe po e tregoj kartën e identitetit merret vetëm për ti thithur të dhënat biometrike. Pra, për të pasur Ballkan të Hapur letë të hapet njëherë Serbia për Kosovë dhe lë të mbyllet për Rusin”.
Shefi i Qeveris së Kosovës mesazhet ndaj shteteve që ishin pjesë e kësaj iniciative e ku përfshihet edhe Shqipëria nuk i ndali.
Ndaj tyre pati edhe një lutje.
“Çdo herë kur mbahen mbledhje të tilla është mirë ti shikojnë a janë gjashtë shtete pjesë dhe mos të lodhin as vetën”, shtoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Këto deklarata Kryeministri Kurti i bërë gjatë prezantimit të shërbimeve të reja që do të jenë në platformen e-Kosova.
Shërbimet e reja përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.