Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.
I pari i vendit atje do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë shtetërorë.
I pari i qeverisë ka udhëtuar së bashku me disa nga ministrat dhe zëvendësministrat e tij.
“Ai ka udhëtuar së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.
Gjatë kësaj vizite, Kurti do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze.
