“Albin ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, protestë pro Kurtit dhe qeverisë në Prishtinë

“Albin, ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, protesta pro Kurtit dhe Qeverisë në Prishtinë

Gjatë ditës së diel në sheshin kryesor të Prishtinës është mbajtur një protestë pro qeverisë dhe pro kryeministrit Albin Kurtit.

Kjo protestë u shoqërua me thirrje si “Albin ti ku je, krejt Kosovëm këtu e ke”, “Albin ti ku je, diasporën këtu e ke”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje”.

Ndërsa, protestuesit kanë mbajtur pankarta që i bënin thirrje opozitës të jetë më konstruktive.

“Ftojmë opozitën që të mos përkrahin Serbinë, po të mbështesin shtetin dhe sovranitetin”, “Të sillen para gjyqi të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës”.

Marshi ishte organizuar nga Albert Shabani nga Skenderaj dhe ka nisur rreth orës 14:00.

“Marshi im sot, ishte përtej pritjeve të mia! Faleminderit te gjithë juve qytetarë, faleminderit përzemërsisht qe u përgjigjet thirrjeve të mia për Marshin në mbështetje te Qeverisë!”, ka shkruar pas protestës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika