Albina dhe familja Kelmendi sonte performojnë në finale të “Eurovision”

E kombinuar mjeshtërisht me vokalin, ngjyrat kuq e zi të skenës dhe simbolet shqiptare, Albina dhe familja Kelmendi dhuruan një spektakël të paharrueshëm në gjysmëfinale. Ndërkaq, në finale Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të dhjetit

Albina dhe familja Kelmendi
Albina dhe familja Kelmendi

Pas një performance që i dhuroi skenës magjike të “Eurovision”-it ngjyrat kuq e zi, Albina dhe familja Kelmendi qenë të parët e gjysmëfinales së natës së dytë që u kualifikuan për në finale.

Finalja do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar. Përfaqësusesit e Shqipërisë do të performojnë të dhjetit në renditje.

“Nuk mundem ta përshkruaj emocionin që e kemi përjetuar mbrëmë. Ne kemi punuar shumë për t’i gëzuar këto rezultate, kështu që jemi të lumtur edhe për gjithë mbështetjen e shqiptarëve që na kanë dhënë. Votat e njerëzve që na deshën, na dërguan në finale e na bënë të përjetojmë këtë ndjenjë të madhe”.

Kështu ka thënë në një lidhje telefonike për “DUK’AT” në Radio Dukagjini, këngëtarja e cila së bashku me familjen po e përfaqëson Shqipërinë në garën e këngës “Eurovision”, në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.

Një familje prej pesë antarësh të shoqëruar nën tingujt e “Duje” në skenën magjike të “Eurovision”, qenë të parët të kualifikuar për në finalen e kësaj gare, mbrëmjen e së enjtes. E kombinuar mjeshtërisht me vokalin, ngjyrat kuq e zi të skenës dhe simbolet shqiptare, Albina dhe familja Kelmendi dhuruan një spektakël të paharrueshëm.

Pritjet janë se Albina dhe familja Kelmendi do të vazhdojnë të shkëlqejnë në fazën finale, duke përfaqësuar me krenari muzikën shqiptare dhe duke shënuar suksesin e tyre në garën prestigjioze të Eurovisionit 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika