Albina Kelmendi përfaqësuese e Suedisë në edicionin tjetër të Eurovision? Këngëtarja sqaron raportimet

E ftuar në “Fundjavë” në RTV Dukagjini, këngëtarja Albina Kelmendi ka deklaruar se ajo ka pranuar ftesa nga artistë për të marrë pjesë në festivalin e këngës i cili zgjedhë përfaqësuesit për garën e Eurovision

Ishte raportuar se këngëtarja e cila së bashku me familjen përfaqësoi Shqipërinë në garën evropiane të këngës “Eurovision 2023”, Albina Kelmendi do të përfaqësonte Suedinë vitin që vjen në të njëjtin kompeticion.

E ftuar në “Fundjavë” në RTV Dukagjini, Kelmendi ka deklaruar se ajo ka pranuar ftesa nga artistë për të marrë pjesë në festivalin e këngës i cili zgjedhë përfaqësuesit për garën e Eurovision.

“Dihet që Suedia, atisitin të cilin e përzgjedh me përfaqësu Suedinë e zgjedh nga festivali i tyre që mbahet çdo vit. Unë kam marrë ftesa nga disa kompozitor të ndryshëm, nga disa artistë që kanë kërkuar bashkëpunim për me qenë pjesëmarrës bashkë në atë festival dhe unë jam në diskutime me ata, nëse mundemi të gjejmë një rrugë të përbashkët”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi ka deklaruar se zgjedhja si përfaqësues me familjen e saj të Shqipërisë në Eurovision 2023 në festivalin e këngës në Shqipëri, mbetet një ndër momentet më të bukura të saj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika