Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën mbështet Bedri Hamzën

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka dalë me një postim publik në mbështetje të PDK-së dhe Bedri Hamzës për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

ALDE i uron suksese Hamzës dhe PDK-së në zgjedhjet e së dielës!

“PDK po garon me një platformë të fuqishme për rritje ekonomike, përballimin e krizës së kostos së jetesës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Rikthimi i Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe NATO është një nga objektivat kryesore të PDK-së dhe Dr. Hamzës”, thuhet në postimin e ALDE.

Deputeti gjerman Hacker në mbështetje të Bedri Hamzës dhe PDK-së, qytetarëve: Votoni për ata që ndjekin rrugën evropiane

Edhe vetë presidentja e ALDE, eurodeputetja Svenja Hahn, ka shprehur mbështetje për kandidatin PDK-së, Bedri Hamza, për postin e kryeministrit.

Në një video-adresim, Hahn theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe mundësive për sipërmarrësit si pjesë e misionit të saj politik.

Ajo gjithashtu theksoi se barazia gjinore është një prioritet për të, duke përmendur se si grua në politikë, ajo e di se barazia mund të arrihet vetëm nëse e gjithë shoqëria bashkohet për këtë qëllim.

“Si presidente e partisë ALDE dhe si anëtare e Parlamentit Evropian e kam bërë pjesë të misionit tim të siguroj që çdo qytetar të mund të zhvillohet në një ekonomi të fortë dhe konkurruese. Kjo është arsyeja pse jam shumë e lumtur të shoh se Bedri Hamza synon të krijojë më shumë mundësi për sipërmarrësit dhe të sigurojë që çdo qytetar të ketë mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë. Sidomos si grua në politikë e di se barazia mund të arrihet vetëm së bashku. Prandaj mirëpres qëllimin e bërë për gratë pjesë aktive të vendimmarrjes me politika të qarta për barazi dhe përfaqësim të drejtë”, ka thënë Hahn.

Në fund të deklaratës së saj, Hahn ka theksuar se Kosova meritojnë më shumë dhe mund të bëjë përparim me PDK-në në Qeveri.

Vlen të theksohet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE).

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika