Aleatët e Orbanit shihen me fasha në veshë si shenjë solidariteti me Trumpin

Në një demonstrim solidariteti ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit sllovak Robert Fico, zyrtarët hungarezë Zsolt Nemeth dhe David Campanale u panë me fashë në ceremoninë hapëse të festivalit Tusvanyos në Rumani

Udhëheqësi i Komitetit parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë i Hungarisë, Zsolt Nemeth dhe organizatori i një feste të partisë në pushtet, Fidesz, në Rumaninë fqinje, David Campanale, janë solidarizuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në hapjen e ceremonisë pesëditore të festivalit Tusvanyos, më 24 korrik.

Ata janë parë me imitim të fashave nëpër veshët e djathtë, sikurse është duke e mbajtur aktualisht Trumpi, pas atentatit kundër tij në Pensilvania, më 13 korrik, në të cilin ish-presidenti është plagosur në vesh.

Motivi i sulmit nuk dihet, ndërsa sulmuesi është vrarë nga forcat e rendit.

Në letrat që kanë mbajtur zyrtarët hungarezë nëpër veshë është parë mbishkrimi “Ecim, hungarezë”.

Duke folur para një paneli për diskutime, Nemeth e ka përmendur atentatin ndaj Trumpit, por edhe të shtënat ndaj kryeministrit nacionalist sllovak, Robert Fico, në mesin e muajit maj, nga të cilat gati ka vdekur.

Ligjvënësi hungarez i partisë Fidesz, Zsolt Nemeth, shihet me një letër në vesh, si imitim i fashës.

“Përshkallëzimi i dhunës dhe agresiviteti na bën që të protestojmë dhe të dalim kundër. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Nemeth.

David Campanale, ish-gazetar dhe bashkëthemelues i festivalit, është parë, gjithashtu, me fashë.

Festivali Tusvanyos mbahet çdo vit dhe në të kryeministri hungarez, Viktor Orban, bën deklarata të fuqishme dhe prezanton strategji të ndryshme për të qenë sa më afër hungarezëve jashtë shtetit.

Ai do t’i adresohet festivalit më 27 korrik.

Vlerësohet që rreth 1 milion hungarezë etnikë jetojnë në veri të Rumanisë, dhe qindra mijëra prej tyre kanë shtetësi të dyfishtë.

Nacionalizmi hungarez është temë e ndjeshme në veri të Rumanisë dhe Ukrainën fqinje, ku Orbani ka bërë thirrje për autonomi më të madhe për hungarezët etnikë.

Orban dhe partia e tij popullsite, Fidesz e kanë dominuar politikën hungareze prej viti 2010.

Orban dhe Trump janë kthyer në aleatë të ngushtë, dhe pajtohen në shumë tema, përfshirë imigrimin dhe luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Orbani ka qenë lideri i parë i huaj që e ka mbështetur fushatën e Trumpit për president, më 2016, dhe i ka ofruar vazhdimisht mbështetje, përfshirë zgjedhjet e këtij viti./ Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika