Ali Ahmeti: Misionet akoma nuk kanë mbaruar, na duhet uniteti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti në organizimin me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) është shprehur se është emocion i veçantë kur je në mesin e bashkëluftëtarëve, më të merituarit e UÇK-së, fitimtarëve që i dhanë gjymtyrët atdheut.

“Ende e kujtojmë buzëqeshjen që akoma reflekton mbi Kosovë të Luan Haradinajt në organizimin dhe drejtimin e kompanisë së parë drejt Prekazit të komandantit legjendar Adem Jasharit” – tha para të pranishmëve Ahmeti.

Ai, gjithashtu vlerësoi se misionet akoma nuk kanë mbaruar dhe se sot më shumë se kurrë, na duhet uniteti, të jemi krah njëri tjetrit e të mos realizohet platforma e elaborati i Çubrilloviçit për t’i lënë shqiptarët pa miq.

Tutje Ahmeti shprehu keqardhje për zërat se gjuha shqipe nuk qenka zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por përsëriti se ajo gjuhë zyrtare është shtylla e Marrëveshjes së Ohrit që e kemi larë me gjak bashkë me bijtë e vëllezërve tanë nga Kosova.

Ai porositi se na duhet akoma veprim e mendim i përbashkët e jo i ndarë, sepse çështja ka qenë një dhe UÇK-në e kemi ngrit bashkë dhe se tërë proceset t’i shpiem bashkë deri ne anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, këto janë pikat që ne sot na lidhin nga Struga deri në Mitrovicë ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika