Ali ​Ahmeti në Prekaz: Gjaku i Jasharajve, dritë për Kosovën

Për nder të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka bërë të hënën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kreu i BDI-së ka thënë se gjaku i Jasharajve u bë dritë për Kosovën, ndërsa ka shtuar se falë këtij gjaku një popull shqiptar u ngrit në këmbë deri në fitoren përfundimtare.

“Sot bëhet çerekshekulli, po bëjmë homazhe pran varrezave lapidare të familjes Jashari bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, ministra, në përkujtim të sakrificës, në përkujtim të këtij çerekshekulli që gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën, gjaku i tyre ngriti në këmbë një komb të tërë deri në fitoren përfundimtare mbi ushtritë dhe hardhitë barbare që me shekuj kishin masakruar, dëbuar dhe ushtruar gjenocid të paparë, por edhe në Evropën plakë, e paparë një sakrificë kaq e madhe që një familje e tërë të vritet me vetëdije”, është shprehur ai, raporton KP.

Bashkë me Ahmetin homazhe te varrezat e Jasharajve ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, të cilët u shoqëruan nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Gjithashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të udhëhequr nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ata vendosën kurora lulesh të freskëta në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, mirëpo ata nuk u prononcuan për media.

E hëna e 6 marsit është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës, liderët e opozitës në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme gjithashtu kanë bërë homazhe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika