Ali Ahmeti: Politikanët e Kosovës të paguximshëm

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se liderët politikë të Prishtinës nuk janë të guximshëm, andaj edhe po refuzojnë pjesëmarrjen në 'Open Balkan'

Ali Ahmeti, BDI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në emisionin “Çim Peka Live”, ka komentuar për nismën “Open Balkan”, duke thënë se Kosova duhet të guxojë të ulet në tavolinën e kësaj iniciative.

Ahmeti e ka quajtur të paguximshme klasën politike të Kosovës, pasi siç ka thënë ai, ajo ndikohet nga bisedat e kafeneve.

Më tej, i pari i BDI-së ka thënë se, Kosova është shndërruar në problem për rajonin.

“Klasa kosovare duhet të jetë më e guximshme. Nuk zgjidhemi për të bërë politikat në kafene, që shajmë, japim mendime të mëdha, që flitet për patriotizma të mëdha’’.

Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI

‘’Nuk zgjidhemi të qëndrojmë në shkallët e stadiumit. Zgjidhemi për të zgjidhur probleme dhe situata të vështira. Ne zgjidhemi për t’i drejtuar ata që na zgjedhin dhe jo të biem pre e bisedave në kafene, apo të presioneve qofshin ata presione të politikave ditore’’,  ka thënë Ahmeti.

“Është përgjegjësi e madhe, jo e lehtë. Kosova është problemi i rajonit, i Shqipërisë, i Maqedonisë edhe i Malit të Zi, edhe i Serbisë”, ka shtuar Ahmeti.

Ahmeti, ndër të tjera, ka thënë se prej 20 vjetësh angazhohet për pajtim të rajonit.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika