Ali Ahmeti shpallet “Qytetar nderi” i Prizrenit: Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është shpallur qytetar nderi i Prizrenit, në një ceremoni të Kuvendit të Komunës, me ç'rast tha se Lidhja e Prizrenit e ka mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarëve

FOTO:RTK

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është shpallur qytetar nderi i Prizrenit, në një ceremoni të Kuvendit të Komunës.

Ahmeti, aktualisht kryetar i BDI-së, u shpreh i nderuar me këtë titull.

Të gjithë folësit në këtë seancë solemne deklaruan se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vjet ka qenë në funksion të çështjes kombëtare, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai me këtë rast tha se Lidhja e Prizrenit e ka mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarëve.

“Na e ka mbajtur shpirtin gjallë, sepse na ka mësuar se si të mos dorëzohemi dhe të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vetë Lidhja e Prizrenit ishte një platformë për çlirimin e tokave shqiptare”, ka deklaruar Ahmeti.

E kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se prania e Ali Ahmetit me familjen dhe bashkëpunëtorët e tij e ka nderuar Prizrenin, teksa tha se do të vazhdojnë të nderojnë njerëz të kalibrit të tillë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika